dertermin.com – Sistem Për Termine Online | Kosovë & Shqipëri
dertermin.com është sistem për caktimin dhe menaxhimin e termineve online për berberë, sallone bukurie (thonj/nails, qerpikë/lashes, vetulla/eyebrows) dhe biznese të tjera në Kosovë dhe Shqipëri.
menaxhimi i termineve me laps e letër?
mesazhet apo telefonatat e pafundme deri tek caktimi i një termini?
klientët që nuk paraqiten në termin për shkak se kanë harruar?
anulimi i termineve në moment të fundit?
termine online 24/7, pa shkëmbime të mesazheve apo telefonatave.
anulime dhe ri-caktime të termineve brenda pak sekondave.
SMS me detajet e terminit, dërguar klientit menjëherë pas caktimit.
rikujtim automatik me SMS, 24 orë para terminit.
link i personalizuar për biznesin tuaj [biznesiyt.dertermin.com] të cilin mund ta përdorni në çdo rrjet social (Instagram bio).
Lista e termineve
Lista me të gjitha terminet që janë caktuar, me mundësi filtrimi sipas datës apo anëtarit të stafit
Caktoni orarin e punës
Përcaktoni orët tuaja të punës për çdo ditë të javës, për të siguruar qartësi dhe menaxhim të lehtë të disponueshmërisë.
Shtoni shërbimet tuaja
Përcaktoni emrin dhe kohëzgjatjen e çdo shërbimi që ju ofroni.
Më shumë se një lokacion? Asnjë problem!
Menaxhoni të gjitha lokacionet e biznesit tuaj, pa mundim, në një platformë të vetme.
Menaxhoni stafin tuaj
Shtoni anëtarë të stafit dhe jepuni qasje në oraret dhe terminet e tyre.
Bllokoni kalendarin për kohë të caktuar
Dëshironi të bllokoni caktimin e termineve për disa orë, ditë apo javë? Pa problem, dertermin.com e mundëson këtë!
Çka është dertermin.com?
dertermin.com është një platformë online e dedikuar për menaxhimin e termineve të bizneseve/individëve. Kjo platformë është ideale për biznese të vogla dhe të mëdha, si dhe për individë që kanë nevojë për një sistem të organizuar për të menaxhuar terminet e klientëve të tyre.
Si funksionon abonimi në dertermin.com?
Abonimi në dertermin.com është i projektuar për të qenë sa më i thjeshtë dhe i qartë. Modeli ynë i pagesës bazohet në numrin e termineve që caktohen gjatë muajit. Në fund të çdo muaji, do të llogaritet dhe do t'ju dërgohet një faturë për numrin e termineve të caktuara. Pagesa bëhet automatikisht përmes kartës së kreditit ose debitit që ju e vendosni në sistem. Ju mund të anuloni abonimin në çdo kohë përmes profilit tuaj.
Si të regjistrohem?
Për të filluar të përdorni platformën dertermin.com, klikoni mbi butonin në fillim të faqës që thotë "Regjistrohu". Ju do të udhëzoheni në një formular ku do të duhet të plotësoni të dhënat bazë si emri, mbiemri, numri i telefonit, dhe një fjalëkalim të preferuar. Pas plotësimit të formularit, ju do të pranoni një SMS me një kod verifikimi. Pasi që të shkruani kodin e verifikimit në platformën tonë atëherë do të krijohet llogaria juaj.
A ofroni prova falas (Free Trial)?
Po, 60 ditët e para janë falas në dertermin.com!
A është e sigurt platforma dertermin.com?
Siguria e të dhënave tuaja është prioritet për ne. Për këtë arsye, platforma jonë përdorë teknologji të avancuar të sigurisë si enkriptimi SSL, enkriptimi i të dhënave në databazë, si dhe protokolle të tjera të sigurisë. Të gjitha të dhënat ruhen në server të sigurt dhe kemi politika strikte për mbrojtjen e privatësisë.
A ofrohet dertermin.com në gjuhë tjera?
Po, përpos gjuhës shqipe, dertermin.com ofrohet edhe në anglisht, frangjisht dhe gjermanisht.
Në cilat vende ofrohet dertermin.com?
dertermin.com ofrohet në Kosovë, Shqipëri, Gjermani, Austri, Zvicër dhe Francë. Së shpejti edhe Maqedonia. Për vende të reja, na kontaktoni.
Regjistrohu këtu!